Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Ushtarakët e liruar të pakënaqur nga premtimet e qeverisë Majko. Në komisionin parlamentar të mbrojtjes ata janë shprehur se qeveria na ka mashtruar duke vendosur në projektin e saj si kufi moshën mbi 55-vjeç për ushtarakët e liruar që përfitojnë pension të parakohshëm.

Nga ky kusht përfitojnë vetëm 350 ushtarakë të liruar nga 5780 vetë që plotësojnë kushtin e mëparshëm 15 vjet për burrat dhe 12 vjet për gratë. Sipas ushtarakëve të liruar qeveria duke vënë kushtin e moshës 55-vjeç për ushtarakët e liruar synon të shpenzoj vetëm pak para nga shuma e premtuar më parë prej 490 milion lekësh.

Nga trajtimi me pension të parakohshëm sipas projektit të qeverisë përashtohen rreth 8 mijë ushtarakë që kanë shërbyer në Rend dhe në SHIK, me justifikimin se me Kushtetutën e re ata nuk bëjnë pjesë më në forcat e Armatosura.

Ushtarakët e lirua kanë deklaruar se presin miratimin e projektit me kërkesat e tyre brenda mbarimit të sezonit parlamentar./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame