Javën e ardhshme, sipas të gjitha gjasave të enjten më 24 tetor, në Bruksel pritet të zhvillohet raundi i ri i takimeve në kuadër të dialogut për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel të kryenegociatorëve. Kështu thanë burimet diplomatike të Radios Evropa e Lirë në Bashkimin Evropian, pa dhënë detaje për takimet....