Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Spiro Peçi

Mblidhet komisioni i ligjeve, shtyhet gjykata e administrative-(8 Prill 2009)

Mazhoranca dhe opozita sërish nuk kanë rënë dakord në lidhje me projektligjin për gjykatën administrative, duke e zvarritur kështu për tetë muaj rresht draftin që kërkon 84 vota për të kaluar në parlament. Ne mbledhjen e radhës të komisionit të ligjeve socialistët kërkuan më shumë kohë për të diskutuar në lidhje me propozimet e ekspertëve...

Prill 8, 2009

Komisioni i Ligjeve i jep “OK” ALUIZNI-t për legalizimin e ndërtimeve pa leje – (11 Mars 2009)

Komisioni i ligjeve ka miratuar me votat e shumicës draftin që i jep të drejtë ALUIZNI-t, për të legalizuar ndërtimet pa leje në rastet kur zyrat e urbanistikës pranë pushtetit lokal tejkalohen afatet për ta bërë një gjë të tillë. Opozita në qëndrimin e saj i kujtoi maxhorancës se propozimi i bërë nga një grup...

Mars 11, 2009

Administratorët e pallateve, propozohet nisma e re e Ministrisë së Transporteve – (11 Mars 2009)

Qytetarët shqiptarë që jetojnë në ndërtesa të përbashkëta banimi, qofshin këto të ndërtuara përpara apo pas viteve ’90, janë të detyruar që në bazë të projektligjit të ri për administrimin e objekteve të banimit të paguajnë për mirëmbajtjen e hapësirave të përbashkëta. Thënë ndryshe tani më nuk do të ketë pastrime individuale nga cilido prej...

Mars 11, 2009

Komisioni i ligjeve jep pëlqimin për kandidaturat e anëtarëve të KQZ-së – (2 Shkurt 2009)

Komisioni i ligjeve ka dhënë pëlqimin për kandidaturat e propozuara ditë më parë nga partitë politike për anëtarë të KQZ-së, të cilat do të kalo0jnë për votim në seancën plenare në Kuvend. Hysen Osmanaj dhe Vera Shtjefni janë emrat e propozuar nga grupi demokrat si kandidat për anëtar të KQZ-së, ndërsa për të kryesuar komisionin...

Shkurt 2, 2009

Debate në komisionin e ligjeve për projektligjin e gjykatës administrative-(17 Dhjetor 2008)

Projektligji për gjykatën administrative i hartuar nga Ministria e Drejtësisë ka ngjallur debate në komisionin e ligjeve, ku merrnin pjesë dhe përfaqësues të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Diskutimet janë ndezur kur numri 2 i KLD-së, Kreshnik Spahiu, mbajti në pak kohë dy qëndrime të ndryshme mbi njohjen e institucionet që ai përfaqëson me këtë...

Dhjetor 17, 2008

Parlamenti shtyn për ditën e hënë miratimin në parim të projektbuxhetit – (21 Nëntor 2008)

Pas një seance maratonë 12 orësh. Parlamenti ka shtyrë për ditën e hënë miratimin në parim të projektbuxhetit të shtetit të vitit 2009. Kryeministri Berisha, tha se buxheti i viti 2009, është buxheti më i madh i hartuar ndonjëherë dhe ka si prioritet investimet kryesisht në infrastrukturë, por edhe sektorët e arsimit dhe shëndetësisë. Buxheti...

Nëntor 21, 2008

Sekuestrimi i pronave të debitorëve, Ardian Fullani i drejtohet gjyqësorit-(17 Nëntor 2008)

Sekuestrimi në kohë i pronave të debitorëve është një pikë e nxehtë mes sistemit gjyqësor dhe atij bankar. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z.Ardian Fullani, i ka bërë apel gjyqësorit për një paanësi, efikasitet në gjykim dhe shpejtësi në zbatimin e vendimit. Më i dukshëm ky problem sipas guvernatorit Fullani është ekzekutimi i kolateralit për...

Nëntor 17, 2008

Debate në Komisionin e Ligjeve, opozita kundërshton projektligjin për avokaturën – (28 Tetor 2008)

Projektligji për avokaturën një strukturë kjo që synon të mbrojë interesat e shtetit në Gjykatën Euopiane të të Drejtave të Njeriut, është diskutuar sërish në komisionin e Ligjeve ku për të dytën herë opozita dhe maxhoranca kanë shfaqur mendime të ndryshme. Ky projektligj parashikohet që mbrojtja e shtetit të mos bëhet nga juristë por nga...

Tetor 28, 2008

Kundërshtohet projektligji i barnave nga opozita në Komisionin e Shëndetësisë – (23 Korrik 2008)

Ndryshimet e bëra nga Ministria e Shëndetësisë në ligjin e barnave dhe shërbimin e farmaceutikës, janë kundërshtuar nga përfaqësuesit e opozitës dhe grupet e interesit në komisionin e shëndetësisë. Leonard Solis: “Me këto ndryshime që ne po bëjmë, ne po shkaktojmë një pirateri, ne po bëjmë një politikë riamballazhimi. Asnjë shqiptarë sot e kësaj dite...

Korrik 23, 2008

Partia Demokratike fton opozitën për ish-bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit-(20 Korrik 2008)

Partia Demokratike i ka bërë sërish thirrje opozitës që të rikthehet në komisionin parlamentar të ligjeve për të diskutuar mbi draftin përfundimtar për hapjen e dosjeve të ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit. Pas deklaratës së kreut të grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi, se nuk ka ngutje për miratimin e ligjit në fjalë deputeti i kësaj...

Korrik 20, 2008