Pas një seance maratonë 12 orësh. Parlamenti ka shtyrë për ditën e hënë miratimin në parim të projektbuxhetit të shtetit të vitit 2009. Kryeministri Berisha, tha se buxheti i viti 2009, është buxheti më i madh i hartuar ndonjëherë dhe ka si prioritet investimet kryesisht në infrastrukturë, por edhe sektorët e arsimit dhe shëndetësisë.
Buxheti i vitit të ardhshëm parashikon dhe rritjen pagave dhe pensioneve, ndërsa i kushton vëmendje politikave sociale. Ndërsa në diskutimet e deputetëve të majtë ai është vlerësuar si buxhet elektoral dhe me premtimet të fryra artificialisht për efekt fushate.
Kryetarja e parlamentit e ka mbyllur seancën e debatit rreth orës 05:00 të mëngjesit pak minuta pasi deputetët socialist u larguan nga salla në shenjë proteste ndaj asaj që ata e quajtën demagogji të mazhorancës. Por fundi i seancës u shoqërua me debate të ashpra mes kryetares së grupit socialist Valentina Leskaj dhe ministrit Olldashi.
Sokol Olldashi: “Të na thotë sa është asistenca sociale për një familje me 4 pjesëtarë ku të dy bashkëshortëve janë pa punë në komunat e kategorisë së parë. Më jep përgjigje dhe të them unë se sa është programi social i qeverisë”./tvklan.al