Komisioni i ligjeve ka dhënë pëlqimin për kandidaturat e propozuara ditë më parë nga partitë politike për anëtarë të KQZ-së, të cilat do të kalo0jnë për votim në seancën plenare në Kuvend. Hysen Osmanaj dhe Vera Shtjefni janë emrat e propozuar nga grupi demokrat si kandidat për anëtar të KQZ-së, ndërsa për të kryesuar komisionin që do të administrojë procesin zgjedhor në parlament pritet që pas votimit të zgjidhet me shumicë votash mes Arben Ristanit dhe Albana Vokshit.
Pjesë e votimit do të jenë dhe dy kandidaturat e propozuara nga socialistët, Deshira Subashi dhe Artan Laze, Klement Zguri dhe Arben Braçe janë propozimet e ardhura nga radhët e republikanëve ndërsa për socialdemokratët gara në votim do të jetë mes Pavli Zerit dhe Pandeli Varfit. Ndërkaq grupi demokrat ka marrë vendimin që të kalojë për votim në seancë plenare të gjitha kandidaturat për anëtar të rinj të KQZ-së.
Çlirim Gjata: “Lexoj këtë dalje që t’ju uroj punë të mbarë, suksese dhe me krah të lehta, goxha i ndërlikuar jo pa telashe, kohën përsëri nuk e kanë në favor si gjithmonë, megjithatë le të shpresojmë se kësaj radhe më në fund do arrihen zgjedhje të lira të ndershme konform standardeve që kërkon bashkimi evropian, Këshilli i Evropës apo organizmat ndërkombëtare nëpërmjet vëzhguesve të tyre OSBE-ODIHR këtu për procesin zgjedhor në Shqipëri./tvklan.al
Gazetare: Jolldiz Mitro
Operator: Izmir Hajdari