Projektligji për avokaturën një strukturë kjo që synon të mbrojë interesat e shtetit në Gjykatën Euopiane të të Drejtave të Njeriut, është diskutuar sërish në komisionin e Ligjeve ku për të dytën herë opozita dhe maxhoranca kanë shfaqur mendime të ndryshme. Ky projektligj parashikohet që mbrojtja e shtetit të mos bëhet nga juristë por nga avokati i shtetit, çka së bashku me disa pika të tjera u kundërshtuan nga përfaqësuesit e opozitës.
Bashkim Fino: “Në momentin që eksperti më jep sugjerimin që avokati i shtetit duhet të jetë pjesë përbërëse e drejtorisë juridike të ministrisë. Unë jam totalisht kundra. Avokati i shtetit në bazë të këtij ligji në qoftë se ne do ta miratojmë ka një tjetër strukturë, nuk ka të drejtë të jetë pjesë përbërëse e drejtorisë juridike”.
Ivi Kaso: “Drejtuesi i zyrës i cili dhe do përfaqësojë çështjet në Strasburg, do të jetë avokat shteti me statusin e avokatit të shtetit, do të ndihmohet në veprimtarinë e tij dhe nga juristë që kemi parashikuar, që jurist të cilët veprojnë pranë kësaj zyre, gëzojnë statusin e nëpunësit civil dhe emërojnë detyrën e avokatit të përgjithshëm të shtetit”.
Ngritja e kësaj strukture, është parë nga përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë si diçka pozitive që do t’i krijojnë mundësinë mbrojtja e shtetit duke ulur dhe në këtë mënyrë faturën financiare për shumë çështje të humbura në Strasburg si pasojë e mbrojtjes së dobët të bërë më parë nga juristët./tvklan.al
Gazetare: Jolldiz Mitro
Operator: Isidor Rudho