Shkupi mposht Vardarin me “tris”, Struga pëson humbjen e parë
Shkupi mori fitoren e parë në Maqedoninë e Veriut për këtë sezon. Bardheblutë triumfuan pastër me rezultatin 3-0 ndaj rivalëve të Vardarit. Një ndeshje pa shumë histori, e dominuar totalisht nga skuadra shqiptare. Gudjufi zhbllokoi rezultatin në minutën e 33-të, ndërsa Ibishi dyfishoi shifrat në minutën e 55-të me penallti. Për të vulosur takimin mendoi...