Shkupi mori fitoren e parë në Maqedoninë e Veriut për këtë sezon. Bardheblutë triumfuan pastër me rezultatin 3-0 ndaj rivalëve të Vardarit.

Një ndeshje pa shumë histori, e dominuar totalisht nga skuadra shqiptare. Gudjufi zhbllokoi rezultatin në minutën e 33-të, ndërsa Ibishi dyfishoi shifrat në minutën e 55-të me penallti. Për të vulosur takimin mendoi Gueye, që realizoi edhe të tretin në fundin e takimit.

Kjo është fitorja e parë për Shkupin pas tre javëve kampionat dhe mban vendin e pestë me 4 pikë të grumbulluara.

Struga pësoi humbjen e parë sezonale, pasi u mposht në transfertë nga Rabotnicki me rezultatin 2-0.

Në ndeshjet e tjera, Besa 1976 triumfoi minimalisht ndaj Tikvesit, ndërsa me të njëjtin rezultat fitoi edhe Pelister ndaj Sileksit. Gostivari kaloi me sukses Voska Sport, duke triumfuar me rezultatin 2-0. /tvklan.al