Rrebeshet e shiut do të mbizotërojnë në gjithë territorin e vendit këtë të premten përfshi edhe orët e vona të natës.

“Prezente rrebeshet e shiut në territorin shqiptar  herë pas herë do të jenë me intensitet mesatar por në pjesën e dytë të ditës parashikohet të kemi reshje me intensitet të lartë kryesisht në zonat veriore, qarkun e Shkodrës, Kukësi,  Puka pritet të kenë reshje shiu. Po ashtu gjatë orëve të pasdites këto rrebeshe shiu pritet të  përfshihen edhe zonat qendrore duke përfshirë qarkun e Tiranës ,Elbasanin, Durrësi. Po ashtu  pritet që herë pas here të ketë reshje të përkohshme, ndërsa vetëm në orët e vona të mbrëmjes pritet që reshjet të bëhen prezente në zonat jugore.”

Të shtunën dhe të dielën temperaturat do të ulen ndjeshëm duke shënuar edhe -4 gradë, por nuk do të ketë reshje.

“Me orët e para të mëngjesit të ditës të shtunë do të kemi një rënie të ndjeshme  të temperaturave të ajrit me disa gradë duke bërë që vlerat minimale në territorin shqiptar të regjistrohen në -3 gradë celsius në  mëngjesin e të shtunës   në zonat   malore  maksimumi do të ketë një rënie të ndjeshme në të paktën 6 grade celsius. Edhe dita e diele do të sjellë rënie të temperaturave të ajrit në orët e para të mëngjesit për Shqipërinë duke bërë që minimumet të zbresin në -4 grade celsius në zonat malore ndërsa këto vlera negative do të bëjnë që për zonat malore , për shtrirjen lindore të territorit shqiptar të kemi prezente ngricat në akset rrugore.”

Edhe java e ardhshme sipas meteorologëve do të jetë me diell, por me temperatura të ulëta, ndërsa pas mesit të javës rikthehen sërish reshjet.

Klan News