Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Vrasja E 14 Vjecarit

“Shoku” i ri i fëmijëve që sjell edhe krim! Rama: Bllokimi i TikTok nuk është zgjidhja

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu kanë shkuar sot në shkollën “Halit Çoka” në Kamzë për të vijuar me takimet këshilluese për kufizimin e rrjeteve sociale. Në bashkëbisedim me prindër e mësues, Rama tha së pari se infrastruktura në shkolla ka ndryshuar tërësisht krahasuar me vite më parë. “Këtu në...

Dhjetor 5, 2024

“Të na vijë turp”| Zhupa nis interpelancën pa Manastirliun, nxehet Bardhi…

Në mënyrë krejt të pazakontë, interpelanca urgjente me ministren Ogerta Manastirliu ka nisur vetëm me opozitën, disa deputetë të PS-së dhe kryeparlamentaren Elisa Spiropali në sallë. Deputetja Ina Zhupa tha se nuk meritojnë të rrinë në Parlament “hajdutë e të korruptuar”, kur flitet për vrasjen e një 14 vjeçari. Ndërkohë ministrat kanë braktisur Kuvendin pas...

Dhjetor 5, 2024

Vrasja tek “Fan Noli”, protesta e 3-të para Ministrisë së Arsimit

10 ditë nga ngjarja e shkollës “Fan Noli”, prindër, nxënës dhe përfaqësues të shoqërisë civile janë mbledhur sërish në vendin ku humbi jetën 14-vjeçari, aty ku qirinjtë vijojnë ende të ndizen. Protestën e tyre të tretë ata e nisën nga shkolla “Fan Noli” në një marshim drejt Ministrisë së Arsimit, duke kërkuar më shumë psikologë...

Nëntor 27, 2024

Vrasësi i nxënësit, autori dërgohet në burgun e Kavajës

14 vjeçari, i akuzuar si autor i vrasjes me thikë të bashkëmoshatarit të tij në 18 Nëntor pranë shkollës “Fan Noli”, u dërgua në burgun e të miturve në Kavajë. Ai qëndroi për afro 1 javë në një spital privat pasi mori plagë në dorë gjatë përplasjes fizike. Konflikti mes të miturve nisi tre ditë...

Nëntor 26, 2024

“Martini me shokët e pritën jashtë shkolle autorin”, Ismaili flet mbi dinamikën e ngjarjes

Zyrtari i policisë Erjon Ismaili ka folur sonte në “Opinion” për vrasjen e 14 vjeçarit pranë shkollës “Fan Noli” në kryeqytet, të ndodhur një javë më parë. Ai shpjegoi dinamikën e ngjarjes, bazuar në hetimet e deritanishme. “Në datë 18 Nëntor rreth orës 13:00 është marrë njoftim në sallën operative Tiranë për një sherr të...

Nëntor 25, 2024

Vrasja e 14 vjeçarit, sërish protestë te Ministria e Arsimit

Ashtu siç ishte paralajmëruar, qytetarë të shumtë do të dalin në protestë këtë të Hënë të Ministria e Arsimit. Kjo formë revolte erdhi pas ngjarjes së rëndë të një jave më parë kur mbeti i vrarë një 14 vjeçar pranë shkollës “Fan Noli” në kryeqytet. I mituri ndërroi jetë pasi një bashkëmoshatar i tij e...

Nëntor 25, 2024

“Janë më të rrezikshmet”, të rinjtë e “Gjeneratës Alfa” debatojnë për mbylljen e TikTok dhe Snapchat

Ngjarja që i mori jetën 14-vjeçarit pranë shkollës “Fan Noli”  në Tiranë kishte nisur nga një sherr në rrjetet sociale. Më pas, autori i dyshuar postoi një foto në Snapchat menjëherë pas ngjarjes, ndërsa qarkulluan video të ndryshme në TikTok ku një 16-vjeçar nga SHBA përshkruante me detaje planin e  përsëritjes  së një tragjedie të...

Nëntor 24, 2024

“Prindërit mendojnë t’i blejnë bukën dhe jo arkivolin fëmijës”, Renisa flet e prekur për vrasjen te “Fan Noli”

Pas ngjarjes tragjike të vrasjes së 14-vjeçarit pranë shkollës “Fan Noli”, një nga aktorët kryesorë që është cilësuar si hallkë që  s’funksionoi në parandalimin e ngjarjes, është oficeri i sigurisë. Valbona Biba, e ftuar në “Gjenerata Alfa” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, mban këtë detyrë dhe thotë se në rastet kur janë në...

Nëntor 24, 2024

Vrasja e 14-vjeçarit, të rinjtë pohojnë të vërtetën: Nuk jemi të shokuar, jetojmë me sherre çdo ditë

Lajmi i vrasjes së 14-vjeçarit në shkollën “Fan Noli” nga bashkëmoshatari i tij ka qenë ngjarja më shokuese e ditëve të fundit. Tragjedia në vetvete është një pjesë e saj, teksa nga ana tjetër ka ndezur  diskutimin e dhunës te të rinjtë, rritjen e një brezi agresiv, problemet familjare, psiko-sociale, rolin e shkollës e institucioneve...

Nëntor 24, 2024

Vrasja e 14 vjeçarit| Rama sulmon opozitën: Pa u varrosur kufoma, djajtë dolën nga shishet…

Teksa u kërkoi votën në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, kryeministri Edi Rama u foli shqiptarëve të Anglisë për veprimet e fundit të opozitës. Sipas tij, opozitarët në përpjekjet për pushtet përdorën edhe vrasjen e 14 vjeçarit.  “Askush s’pyet për viktimën e as familjen e tij, e kthyen në mish për top”, theksoi Rama. Kreu i...

Nëntor 24, 2024