14 vjeçari, i akuzuar si autor i vrasjes me thikë të bashkëmoshatarit të tij në 18 Nëntor pranë shkollës “Fan Noli”, u dërgua në burgun e të miturve në Kavajë.
Ai qëndroi për afro 1 javë në një spital privat pasi mori plagë në dorë gjatë përplasjes fizike.
Konflikti mes të miturve nisi tre ditë para ngjarjes në rrjetet sociale dhe të hënën e 18 Nëntorit ata u takuan për sqarim ku dhe sherri agravoi në përdorimin e thikës. Pas krimit ai u largua për në banesë dhe më pas u dërgua në një spital privat për ndihmë mjekësore.
Gjykata ka caktuar ndaj tij masën e “arrestit në burg” ndërsa akuzohet për vrasje në rrethana cilësuese. Prokuroria rëndoi akuzën penale pasi policia e kishte referuar vrasje me dashje.
Nëse shpallet fajtor ai rrezikon deri në 12 vite burg. Por në rast të gjykimit të shkurtuar ai mund të vuajë deri në 8 vite.
Klan News