Rreth 200 mijë persona mendohet të vizitojnë sot Vjenën me rastin e ndeshjes Austri-Gjermani të vlefshme për grupin B të Europianit. Policia e Vjenës është përgatitur të presë këtë tur të jashtëzakonshme tifozësh të cilët do të vijnë nga qytete të ndryshme të Austrisë dhe Gjermanisë.
“Të luash kundër vëllait të madh Gjermanisë, është gjithmonë një ndërthurje emocionesh”, ka deklaruar një zëdhënës i policisë austriake. Mendohet se nga Gjermania do të udhëtojnë vetëm sot 40 mijë persona për të cilët do të kujdesën 3500 polic të përgatitur të sillen në mënyrë profesionale me ta për të zvogëluar çdo lloj incidenti të mundshëm.
Një masë tjetër e policisë do të jetë edhe shpërndarja tek tifozët e fletushkave me tekstet e 2 himneve atij austriak dhe atij gjerman. Ndërsa në Klagenfurt në ndeshjen mes Kroacisë dhe Polonisë pritet të udhëtojnë 28 mijë kroat dhe 15 mijë polak./tvklan.al
Gazetari: Erion Todhe