Gjermania do të përpiqet sot në mbrëmje të vijojë rrugën drejt titullit kampione Europe, por më parë duhet të kalojë fqinjët austriak. Grupi B megjithatë ka vetëm diçka të sigurt, Kroacinë e kualifikuar, pasi edhe Polonia shpreson ende të çerekfinalja.
Përpara këtij takimi të gjithë kujtuan eliminimin e turpshëm që pësojë përfaqësuesja gjermane 30 vite më parë nga austriakët në kupën e botës të mbajtur në Argjentinë. Ai që e mban mënd më mirë është pikërisht trajneri i sotëm i Austrisë Jozef Vickerberger, pasi ka qenë futbollist në atë sukses historik.
Gara mbetet e hapur dhe pse Gjermania është më favoritja pasi i duhet vetëm një barazim për të luajtur në çerekfinale. Fitorja e Austrisë do ta kalonte atë në turin tjetër në rast se Polonia nuk do të mundte Kroacinë ose skuadra e Leo Benhager, triumfon me të njëjtin rezultat me mikpritësit e turneut.
Kjo do të thotë nëse austriaket mundin gjermanët 1-0, polakët duhet të fitojnë me kroatët 3-0 për të siguruar kalimin në turin tjetër. Të 2 ndeshjet e fundit të grupit B ju do t’i ndiqni direkt 20:45 dhe në Supersport edhe në formatin HD./tvklan.al
Gazetari: Endrit Sauku