E ardhmja e Italisë në Euro 2008, duket se i ka dalë nga duart. Lojtarët kampion bote nuk po bindin Donadonin. Ishin një zhgënjim në ndeshjen e parë kundër Holandës dhe nuk kanë bindur ndaj Rumanisë edhe pse luajtën me zemër. Sipas trajnerit të kombëtares Del Piero ka qenë zhgënjimi i tij kundër Rumanisë dhe në takimin e fundit të grupit kundër Francës do ta nisë nga stoli, në vend të tij do të jetë Kasano.
Nga kampi i Italisë mendohet se do të lihet jashtë formacionit edhe Perrota dhe Andrea Pirlo. Donadoni kërkon një mesfushë të fortë dhe do të rikthejë dyshen e Milanit nga Gatuzo-Ambrozini. Nuk është vendosur ende se çfarë do të bëhet me Mauro Kamoranezin. Gian Luigi Bufon do të jetë kapiteni i Italisë në ndeshjen kundër Rumanisë duke qenë se Del Piero do të jetë në stol./tvklan.al
Gazetari: Erion Todhe