Mbi 2 milionë tifozë janë grumbulluar deri më tani në kampet e ngritura enkas për ta në qytetet mikpritëse të Euro 2008 në Austri dhe Zvicër. Numri rekord për t’u shënuar ishte të dielën në Bazel, ku vetëm një shesh 21 mijë tifozë sfiduan shiun për të ndjekur në ekrane gjigande fitoren 2-0 të Zvicrës ndaj Portugalisë.
Pjesëmarrja më e madhe është vërejtur të premten, ku 290 mijë perona ndoqën në sheshe takimet e grupit C. Rreth 150 mijë prej tyre ishin të shpërndarë në Bern gjatë ndeshjes mes Holandës dhe Francës. Triumfi i portokallinjve u bë shkak për të nisur një nga festat më të mëdha të para në këtë qytet.
Organizatorët janë shprehur shumë të kënaqur për rezultatet e arritura deri më tani. Zonat e tifozëve janë një burim i madh të ardhurash për tetë qytetet mikpritëse të Kampionatit Europian të futbollit./tvklan.al
Gazetari: Endrit Sauku