Lamine Yamal është padyshim lojtari më i përfolur i momentit. 16-vjeçari po shkëlqen në Europian me Spanjën, ndërsa po vendos rekorde të njëpasnjëshme.
Padyshim një nga njerëzit më të lumtur për suksesin e sulmuesit, është babai i tij, Mounir Nasraoui. Duke folur për mediat spanjolle, ai u shfaq shumë i gëzuar, ndërsa shtoi se e dinte që djali i tij do të bëhej një yll.
“Këtë sukses po e përjetoj si të gjithë, me lumturi të madhe, gëzim dhe shumë dashuri për Spanjën. Jam i lumtur për të gjithë lojtarët që shkuan në finale. Unë e dija që djali im do të bëhej një yll. Çdo baba e mendon këtë dhe dëshiron që djali i tij të jetë më i miri. Lamine dëshiron që të bëhet lojtari më i ri që fiton në Europian.”
Fotoja e Yamal me Leo Messi-n, është bërë virale, por ndryshe nga të gjithë të tjerët, Mounir Nasraoui, mendon se ishte djali i tij, ai që bekoi yllin argjentinas.
“Fotoja ishte një rastësi në jetë. Me siguri ishte Lamine ai që e bekoi Messi-n. Për mua, djali është më i miri në gjithçka. Jo vetëm në futboll, por ai jep shumë dashuri. Është një fëmijë që ka bekimin e Zotit, që është shumë i rëndësishëm në jetë.”, deklaroi ai.
Yamal do të luajë me Spanjën në finalen e madhe të Europianit, atë ndaj Anglisë, të dielën e 14 korrikut. /tvklan.al