Federata Turke është e bindur se mbrojtësi Merih Demiral do të jetë i gatshëm kundër Holandës. Pavarësisht lajmit që UEFA e ka pezulluar me dy ndeshje futbollistin, organi qeverisës i futbollit turk e ka mohuar diçka të tillë.
Në reagimin e saj, Federata ka hedhur poshtë këto pretendime, duke pranuar se Demiral nuk ka bërë asgjë për tu dënuar dhe se informacioni nuk pasqyron të vërtetën.
26-vjeçari shënoi dy gola për Turqinë në fitoren 2-1 ndaj Austrisë. Ai festoi golin e dytë duke ngritur tre gishta lart dhe duke treguar ‘përshëndetjen e Ujqërve Gri’, një grup ultra-nacionalist turk. UEFA nisi hetimin, që solli edhe pezullimin e tij me dy ndeshje.
Në rast se kjo konfirmohet, Demiral mungon në dy takimet e radhës të Turqisë, çerekfinalen ndaj Holandës, por edhe gjysmëfinalen e mundshme nëse Turqia kalon më tej.
Klan News