Jordan Henderson ka udhëtuar me makinë nga Amsterdami për të parë finalen mes Anglisë dhe Spnjës në Berlin.
Mesfushori i Ajax-it, i cili u la jashtë Anglisë për Euro 2024, nuk gjati dot biletë për në kryeqytetin e Gjermanisë, kështu që i ka marrë gjërat në duart e tij. Ai ka marrë një furgon me qira për të arritur në Berlin me fëmijët e tij të vegjël për të mbështetur skuadrën e Gareth Southgate.
Ish-kapitenit të Liverpoolit iu deshën rreth tetë orë rrugë, por ishte i vendosur të brohoriste ish-shokët e e tij tek Anglia.
Henderson ka qenë një nga figurat më të rëndësishme gjatë epokës së Southgate si trajner i Anglisë dhe lënia e tij jashtë nga skuadra për europianin ishte tronditëse për të.
Ai luajti ndeshjen e fundit nga 81 ndeshjet e tij kundër Maltës në nëntor. Aktualisht aktiviziohet me Ajax.
Duke folur javën e kaluar, Kyle Walker, i cili zëvendësoi Henderson si zëvendës-kapiten i Anglisë, tha për talkSPORT: Kam dëgjuar se disa prej tyre po vijnë për të na mbështetur, gjë që tregon një meritë të madhe për ta si individë. Natyrisht, të mos jesh këtu si pjesë e skuadrës është një zhgënjim i madh, por kjo të tregon bashkimin që kemi ku ata ende duan të vijnë të na mbështesin. E di që shumë lojtarë do të ishin ulur duke menduar “Do të doja të isha atje”, por ata duan të vijnë dhe të ndajnë momentin nëse fitojmë. Jam i sigurt se do të jenë në dhomën e zhveshjes më pas duke festuar ashtu siç e meritojnë, si të kanë qenë pjesë e skuadrës.