Federata Angleze gjithnjë e më e dashuruar me Pep Guardiolën. Tekniku spanjoll është shndërruar në profilin ideal për stolin e “Tre Luanëve”. Mediat britanike raportojnë se për Guardiolën interesi është i lartë dhe konfirmimi preferohet të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur. Madje, duke iu referuar këtyre burimeve, 53-vjeçarit iu ofrua stoli që në fillimin e këtij sezoni futbollistik.
Manchester City pritej të mos bënte rezistencë për shkak se kontrata mes palëve skadon në qershorin e 2025, pra praktikisht e humbet me parametra zero. Teksa, nëse do kishte një akord mes Guardiolës dhe Federatës, kjo e fundit ishte e detyruar për të paguar në arkat e kampionëve të Anglisë.
Situatë që nuk ndodhi, për ta shndërruar këtë çështje në një telenovelë të vërtetë. Prej kohësh, Anglia synon të gjej një trajner të ri, pasi Lee Carsley, i cili mori rolin e trajnerit të përkohshëm nuk ka bindur me rezultatet për të humbur mundësinë e një firmosjeje të marrëveshjes.
Klan News