Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti është shprehur se kanë bërë ndeshje të mira në Euro 2024, teksa ka shtuar se është eksperiencë që të rrit në karrierë.

Në një prononcim për gazetarin Glend Tafaj në një lidhje direkte për emisionin “Kampionët” në Tv Klan, Gjimshiti ka thënë se mund të kishin bërë dhe më mirë, me ndeshjen me Kroacinë mund të kishin fituar, ndërsa me Spanjën mund të kishin marrë një barazim.

Edhe pse rrugëtimi i Kombëtares në Euro 2024 mbaron këtu, Gjimshiti thotë se ndihet i lumtur për të gjithë ekipin dhe të gjithë performacën që kanë treguar në fushë.

Berat Gjimshiti: Jam shumë gjëra tani. E filloj nga ekipi, nga stafi, të gjithë që kanë qenë pranë nesh, jam i lumtur për të gjithë ekipin dhe për të gjithë performancën që kemi treguar në fushë. Me kroatët kishim merituar pak më shumë, edhe sot një barazim ishte në lojë. I falenderoj tifozët që na kanë përkrahur kaq shumë, jo vetëm në stadium, por kudo ku ishim na kanë mbështetur shumë.

Gjëja më e rëndësishme të shohim përpara. Kemi pasur një grup nga më të vështirët në këtë Euro 2024 dhe kemi treguar ndeshje të mira, kemi bërë disa gabime, por kjo eksperiencë të rrit në karrierë. Kemi shumë lojtarë të rinj që do i ndihmojë ky Evropian, do të mësosh nga gabimet dhe nga kundërshtari.


/tvklan.al