Berat Gjimshiti ishte protagonist në fitoren e thellë të Atalantës ndaj Veronës, me rezultatin 5-0.

Mbrojtësi i Kombëtares, dha asistin te goli i dytë i Retegui, me sulmuesin italian që realizoi katër herë.

Në prononcimin pas ndeshjes, Gjimshiti nuk i kurseu lavdet ndaj Retegui-t, duke thënë se punon shumë për të arritur këto shifra.

“Edhe në stërvitje Retegui-t nuk i duhet shumë për të shënuar. Ai punon shumë dhe rezultatet janë të dukshme gjatë ndeshjeve. Nëse ai shënon, të gjithë jemi të lumtur. Ne kemi shumë lojtarë jashtë. Luajtëm mirë edhe ndaj Torinos. Ndaj Bologna-s, barazimi do të ishte më i drejtë. Skuadra qëndron e fortë dhe gjithmonë është aty”, deklaroi Gjimshiti.

Për mbrojtësin e Kombëtares ky ishte asisti i parë për këtë sezon në Serinë A, ndërsa javën e kaluar realizoi edhe golin e parë ndaj Torinos. /tvklan.al