Gjeorgjia ishte një nga surprizat e mëdha të Europianit, teksa në debutimin në këtë kompeticion, ia doli të sigurojë kalimin në fazën me eliminim direkt.
Një nga lojtarët më të spikatur te gjeorgjianët, ka qenë padyshim edhe portieri Giorgi Mamardashvili. Në statistikat e publikuara nga UEFA, “gardiani” i Gjeorgjisë, i lë të gjithë pas tij, sa i përket pritjeve në tre ndeshjet e grupeve.
Mamardashvili, numëron plot 20 pritje, duke shpëtuar portën e tij, për të lënë pas të gjithë portierët e tjerë, me diferencë madje.
Në vendin e dytë, renditet portieri i Rumanisë, Nita me 13 ndërhyrje vendimtare, ndërsa pas tij vijnë Verbruggen i Holandës, Dannarumma i Italisë, Dubravka i Sllovakisë dhe Casteels i Belgjikës, me nga 12 pritje.
Renditja e portierëve me më shumë pritje në grupet e Euro 2024:
Mamardashvili (Gjeorgjia) – 20 pritje
Nita (Rumania) – 13 pritje
Verbruggen (Hollanda) – 12 pritje
Donnarumma (Italia) – 12 pritje
Dubravka (Sllovakia) – 12 pritje
Casteels (Belgjika) – 12 pritje
/tvklan.al