Aktori i humorit, Rezart Veleshnja, ngacmoi sipërmarrësen Juliana Nura në emisionin “Kampionët” në Tv Klan.
Referuar faktit që Juliana është një tifoze e Anglisë, Veleshnja tha se vajzat vdesin për çunat e Londrës. Mes batutash, moderatorja Marina Vjollca, ndëshkoi me karton të kuq Veleshnjën.
Pjesë nga biseda:
Juliana Nura: Anglia është shumë e fortë. Jam tifoze e Anglisë. Zemrën e kam me Shqipërinë, por Anglia ishte shumë e mirë.
Rezart Veleshnja: Të gjithë vdesin për çunat e Londrës.
Nura: Nuk është e vërtetë. Unë jetoj në Londër, por nuk do të thotë se vdes për çunat e Londrës.