Belgjika mori fitoren e parë në Europian, duke mposhtur Rumaninë me rezultatin 2-0, në ndeshjen e vlefshme për Grupin E.
Një sfidë e dominuar nga belgët, që kaluan në avantazh në minutën e 2-të me një supergol të Tielemans.
Në pjesën e dytë, Lukaku pa që t’i anulohet një tjetër gol, për pozicion jashtë loje. Ndeshja u vulos nga De Bruyne në minutën e 80-të, me mesfushorin që shënoi të dytin, pas një pasimi të gjatë të marrë nga Casteels.
Në krahun tjetër, Rumania kishte gjithashtu disa raste për shënim, por gabuan në momentin e fundit.
Me këtë fitore, Belgjika ngjitet në vendin e dytë me 3 pikë, po aq sa edhe të gjitha ekipet e tjera të grupit.
BELGJIKË–RUMANI 2-0
Tielemens 2′, De Bruyne 80′
Ndeshja minutë pas minute:
Mbyllet ndeshja.
90+1’- Lukaku pason në zonë për De Bruyne, por aksioni ndalet për pozicion jashtë loje.
Akordohen 4 minuta shtesë.
89’- Lukaku i afrohet golit, por Nita këtë herë e ndal me një pritje me këmbë.
85’- Gafë e Faes në prapavijë. Alibec, kalon portierin, por topi largohet mbi vijën fatale nga Castagne.
83’– Trossard futet në zonë dhe i vetëm me portierin, pason te Lukaku duke gabuar gjithçka.
80’- Gooool Belgjika 2-0! De Bruyne fiton një duel shpejtësie pas pasimit të marrë nga Casteels dhe i vetëm me portierin nuk gabon, duke shënuar të dytin, për të hipotekuar fitoren e belgëve.
72’- Dy zëvendësime te Belgjika. Largohen Tielemans dhe Doku, për Mangala dhe Carrasco.
68’- Casteels kthehet në hero për Belgjikën. Portieri i mohon golin e barazimit sulmuesit Man. Ky i fundit shpërdoron rastin vetëm për vetëm.
64’– Anulohet goli i dytë për Belgjikën! Romelu Lukaku, i vetëm me portierin nuk fal, duke shënuar, por anulohet për pozicion jashtë loje. Ky është goli i dytë i anuluar për sulmuesin në këtë Europian.
63’- Doku futet nga e majta dhe provon me një gjuajtje të fortë. Topi gjen rrjetën e jashtme.
60’- Mihaila nuk kuptohet me portierin Nita dhe largon topin në rivënie anësore. Lukaku ishte aty gati për të përfituar.
58’- Belgjika vazhdon të shpërdorojë raste të arta për shënim. Lukaku pason për De Bruyne, me mesfushorin që ia kalon Dokut, por ky i fundit nuk ia del ta dërgojë në rrjetë.
56’- Zëvendësimi i parë te Belgjika. Lukebakio i lë vendin Trossard.
55’- Tjetër pritje vendimtare nga Nita. Portieri ndal një gjuajtje të fortë të De Bruyne.
52’- “Flirton” me golin e dytë Belgjika. De Bruyne, sheh një gjuajtje të tij nga jashtë zone, të shkojë ngjitur me shtyllën e majtë të portierit Nita.
48’- E pabesueshme çfarë rasti ka shpërdoruar Rumania. Mihaila gabon gjithçka i vetëm me portierin, duke gjuajtur mbi traun e portës.
45′- Starton pjesa e dytë.
Mbyllet pjesa e parë!
45’- Akordohet 1 minutë shtesë.
42’- Lukebakio rrëmben një top në afërsi të zonës dhe pason te De Bruyne. Mesfushori, si rrallë herë, gabon një pasim të lehtë për Lukakun.

38’- Lukebakio nuk shfrytëzon një mundësi shumë të mirë nga e djathta. Bancu mbyll në momentin e fundit një aksion të rrezikshëm.
37’- Man i afrohet golit të barazimit. Casteels i vëmendshëm, ndal gjuajtjen.
35’- Kartoni i parë i verdhë. Lukebakio ndëshkohet për ndërhyrje të gabuar ndaj Dragush në mesfushë.
31’- Nita bën një pritje spektakolare ndaj gjuajtjes së Doku.
30’- Tjetër shpërthim i Doku, sulmuesi tenton një driblim në zonë, por topi devijohet në goditje këndi.
27’- Kombinim i bukur mes Tielemans dhe Castagne, ky i fundit kroson menjëherë në zonë. Dragusin largon rrezikun për Rumaninë.
23’- Doku është i papërmbajtshëm në krahun e majtë. Sulmuesi kombinon bukur me Lukakun, por ndalet në momentin e fundit, para se të gjuante.
19’- Vendimtar Nita, që shpëton Rumaninë nga pësimi i golit të dytë. Portieri bën një pritje të shkëlqyer ndaj Lukebakio.
14’- Lukaku merr një top të shkëlqyer në zonë, kalon njërin nga kundërshtarët, por gabon në fund me gjuajtjen, që shkon në goditje këndi.
11’- Pavarësisht golit të shënuar, Belgjika nuk i ndal sulmet. Tielemans provon me një tjetër gjuajtje të fortë nga jashtë zone, por këtë herë e devijon Dragusin.
5’- Minuta të para emocionuese! Rumania i afrohet golit të barazimit me Dragusin që provon me kokë, por portieri e devijon në goditje këndi.
2’- Gooool Belgjika 1-0! Start i vrullshëm i belgëve që e nisin menjëherë me gol. Tielemans, me një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, pas spondit të Lukakut, e ndal topin në fundin e rrjetës.
Starton sfida!






FORMACIONET ZYRTARE:
Belgjika: Casteels, Castagne, Vertonghen, Faes, Theate, Onana, Tielemans, Doku, Lukebakio, De Bruyne, Lukaku.
Rumania: Nita, Bancu, Burca, Dragusin, Ratiu, Marin, Mihaila, Stanciu, R. Marin, Man, Dragus.

/tvklan.al