Portugalia është e përqendruar në përgatitjet për sfidën e raundit të 16-ve kundër Sllovenisë. Luzitanët të udhëhequr nga kapiteni Cristiano Ronaldo do të jenë nën vëzhgim në “Frankfurt Arena”, pas dështimit në ndeshjen e fundit në grup ndaj Gjeorgjisë.
Portugalia luajti me ekipin e dytë në këtë takim, ndërsa u mund me rezultatin 2-0. Ekipi e pati të vështirë që të thyente prapavijën gjeorgjiane, pavarësisht dominimit në zotërimin e topit.
Por në të njëjtën mënyrë pritet që të luajë edhe Sllovenia, që ka treguar disiplinë, një mbrojtje me pesë futbollistë që lë pak hapësira dhe kundërsulme të shpejta me topa të gjatë.
Në mars, luzitanët vuajtën kundër Sllovenisë që i shkaktoi ekipit të Martinezit humbjen e tij të parë pas 12 ndeshjeve në stol. Sllovenia fitoi 2-0 në Ljubjanë në një ndeshje ku portugezët patën me 75% zotërimin e topit, por nuk ditën si të thyenin prapavijën kundërshtare.
Portugalia, një skuadër e mbushur me talente do të kërkojë të fitojë trofeun nën drejtimin e spanjollit Roberto Martinez.
Klan News