Portugali-Slloveni është përballja tjetër e mbrëmjes së sotme në Euro2024. Luzitanët shihen të favorizuar kundër surprizës së kompeticionit, kjo edhe falë urisë së Cristiano Ronaldos që ende nuk ka shijuar golin në këtë turne.
39-vjeçari ka tentuar më shumë se kushdo tjetër portën kundërshtare, me 12 goditje në fazën e grupeve, gjithsesi mbetet ende në kuotën e 0 golave.
Në përpjekje për ta sfiduar sërish do të jetë portieri slloven, Jan Oblak, i cili nuk e ka lejuar Ronaldon të shënojë në pesë ndeshjet e fundit. Sllovenia bëri histori për të siguruar kalimin e saj në fazën eliminatore për herë të parë.
Ky rezultat zgjeroi rekordin e tyre, pasi janë të pamposhtur në vitin 2024 në 8 ndeshje, me Danimarkën që është skuadrën e fundit që ka arritur t’i shkaktojë humbje.
Sfida mes Portugalisë dhe Sllovenisë do luhet në stadiumin e Frankfurtit në orën 21:00, emocionet e së cilës do t’i përjetoni ekskluzivisht në Tv Klan dhe Radio Klan.
Klan News