Me dy fitore pas dy ndeshjeve të para, Spanja e ka garantuar tashmë vendin e parë në grupin B. Gjashtë pikë nga po aq të mundshme kanë sjellë qetësinë në kampin spanjoll, të cilët po përgatiten maksimalisht për duelin e radhës kundër Shqipërisë.
Vëmendja do të jetë natyrisht tek sfida e 30 Qershorit, ku Spanja zbret në fushë ndaj një kombëtareje të renditur në vendin e tretë në grupin A, D, E dhe F. Tre herë kampionët e kontinentit kanë kryer seancën e fundit stërvitore për sfidën me Shqipërinë.
Trajneri Luis de la Fuente ka paralajmëruar pushimin e futbollistëve titullarë në dy sfidat e para ndaj Kroacisë dhe Italisë, gjithsesi, i sigurtë është mungesa e Rodri e Perez, teksa në dyshim janë Naço e Karvajal.
Talentët Lamine Jamal dhe Niko Villiams parashikohet ta nisin nga stoli, ndërsa 21-vjeçari Pedri ka dhuruar performancë të mirë në fushën e lojës kundër Italisë, duke frymëzuar skuadrën spanjolle për të tentuar titullin në fund të kompeticionit.
Klan News