Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ishte i pranishëm në ceremoninë e prezantimit të ‘Giro D’Italia-s’ në Romë, një nga eventet më të rëndësishme të botës së sportit.
Këtë edicion, gara e njohur çiklistike nis në Durrës e përfundon në Romë, duke rikthyer edhe njëherë në vëmendje korridorin parësor të mobilitetit të botës antike.
Për Kryeministrin Edi Rama është ndjesi e veçantë që të ishte në këtë eksperiencë speciale.
“Është privilegj që të bashkosh Shqipërinë dhe Italinë. Duke dëgjuar që ishte shumë e vështirë që të bëjë akord me presidentin Kairo, duhet të them se me RCS Media Grup më në fund ia dolëm. Dhe nëse Groenlanda do më pyeste, do t’i thoja merrni Kajron të negociojë me Trump. Ndihem këtu pak i veçantë, sepse jam i bindur se në këtë sallë jam i vetmi që ngas biçikletën. Nuk di t’i jap makinës, jam 100% i gjelbër. Sporti italian pati ndikim të madh te ne jo si sport, por si sinjal i jetës tjetërkund”.
“Giro D’Italia” do të zhvillohet në Tiranë, Durrës dhe Vlorë nga datat 9 deri më 11 Maj.
Gjatë garës do të jenë të pranishëm rreth 3 mijë sportistë të mbështetur nga stafet e tyre.
Eventi do t’ia shtojë edhe më shumë popullaritetin vendit, ndërsa do të transmetohet nga 200 televizione anembanë botës.
Klan News