Komenti i Cristiano Ronaldos për çmimin e “Topit të Artë“ që në tetor iu dha lojtarit të Manchester City Rodri, nuk i ka pëlqyer aspak këtij të fundit.

Ylli portugez kishte vënë në pikëpyetje besueshmërinë e ceremonisë historike të ndarjes së çmimeve, ndërsa ai po merrte pjesë në Dubai Globe Soçer Aëards.

Në eventin e organizuar në Dubai, lojtari i Real Madridit Vinicius Jr u ​​shpall futbollisti më i mirë i vitit.

Vendimi për t’i dhënë Topin e Artë Rodrit solli polemika te “Los Blancos” që vendosi në fund që të mos merrte pjesë në ceremoniën e organizuar në Paris.

Sipas pesë herë fituesit të Topit të Artë, duhet që të ishte braziliani që të kurorëzohej si më i miri në eventin e organizuar në kryeqytetin francez.

I pyetur nga spanjollja “AS”, Rodri nuk e fshehu befasinë për këtë reagim të CR7.

“Po u befasova, pasi ai e di më mirë se të gjithë se si ky çmim funksionon, e mbi të gjitha se si zgjidhet fituesi! Edicionin e fundit, gazetarët që votuan, vendosën se duhej që ta merrja unë! Ka të ngjarë, që mund të ishin  të njëjtët gazetarë, që dikur votuan që të fitonte ai dhe kam idenë që Cristiano Ronaldo atëherë e ka pranuar”.

Rodri e fitoi “Topin e Artë” pasi ndihmoi City-n të bëhej skuadra e parë në historinë e futbollit anglez që fitoi katër tituj kampionë radhazi në Premier League.

Mesfushori luajti një rol parësor te Spanja, në fitimin e kampionatit Europian në Gjermani 2024.

Rodri, i cili kishte humbur vetëm një ndeshje klubi në 18 muaj, u bë lojtari i parë nga Premier League që fitoi “Topin e Artë”, që kur trofeun e mori CR7 me Manchester United në 2008.

Klan News