Euro2024 është gdhendur tashmë në memorien e tifozëve të kontinenti, Botës, por kryesisht të Spanjës. Dominim absolut nga ana e skuadrës iberike, e cila me meritë arriti të ngre lart trofeun në qiellin e Berlinit.
Ansambli i Luis de la Fuente ka qenë perfekt në fushë, duke qenë mbi çdo kundërshtarë dhe arritur të jetë sërish në majën e futbollit Europian.
Spanja u bë e para kombëtare që fiton 7 ndeshjet e Europianit, për të qenë edhe më e kurorëzuara në Europë me 4 trofe kontinental.
Sukses i kombinuar me shumë rekorde, falë edhe prezencës së tre futbollistëve që rrëmbyen edhe çmimet kryesore të kompeticionit. Mesfushori Rodri u zgjodh si futbollisti më i mirë i Europianit. Një gol të shënuar në 521 minuta, teksa ishte katalizator i aksioneve sulmuese të Spanjës.
Në 439 pasime, 92.8% e tyre ishin të sakta, për të konfirmuar cilësitë që zotëron lojtari i Manchester City. Gara prej 6 futbollistësh në kuotën e 3 golave kurorëzoi Dani Olmon si “Këpucën e Artë” të Europianit, pasi kishte asistuar në 2 raste për shokët e skuadrës. Lamine Yamal është padyshim zbulimi i këtij Europiani.
Vetëm 17 vjeç ai vendosi rekorde të jashtëzakonshme, ndërsa rrëmbeu çmimin si “Lojtari i ri më i mirë i Euro2024. Yamal shkëlqeu me 1 gol e 4 asiste për të merituar totalisht suksesin edhe në aspektin personal në tokën gjermane.
Klan News