Kryetari i PL-së, Ilir Meta, njihet si tifoz i skuadrës skoceze të Celtics.

Në emisionin “Kampionët” në Tv Klan, Meta zbuloi si u bë tifoz i kësaj skuadre, ndërsa tregoi ndikimin që kishin fansat në zgjedhjen. Sipas tij, tifozët e skuadrës skoceze, janë të jashtëzakonshëm.

“Unë kam qenë tifoz i Holandës dhe nga tresha holandeze, u bëra me Milanin. Ishim në stadium, për t’i bërë qejfin djalin dhe me Petrit Vasilin, tifoz i Interit. Milani humbi dhe goditi dorën. Nga aty, mendova që nuk është kjo skuadra që duhet të vuaj.

Me Celtics, u bëra prej tifozëve, por edhe për Rudi Vatën. Tifozët e Celtics i takova në Sarajevë, unë isha në Bosnjë si president. Ishin duke pirë dhe nuk e dija që kishin ndeshjen. I thashë që jam mik i Rudi Vatës dhe ika. Ditën tjetër, profili im u mbush plot nga tifozët dhe aty u bëra me këtë skuadër. Tifozët janë të jashtëzakonshëm.

Ngjashmëria mes LSI dhe Skocinë, është linja e besnikërisë. Me Skocinë, kemi shumë të përbashkëta.“, deklaroi Meta. / tvklan.al