Triumfi në Berlin u festua gjatë në Spanjë. Sheshet kryesore të vendit u pushtuan nga tifozë të shumtë të të gjitha moshave.
Koret “kampionë kampionë” dhe boritë e makina mbushën rrugët e qyteteve, me tifozët në ekstazë që festonin fitoren.
Miliona spanjollë priten me ankth deri në momentin e fundit verdiktin e finales së Berlinit, me audiencën që kapi shifrën e rreth 14 milionë shikuesve në mediat spanjolle.
Festë që zgjati deri në orët e para të mëngjesit, me Spanjën që rikthehet tek ky sukses pas 12 vitesh mungesë.
Klan News