Pas përfundimit të EURO 2024 të dielën, shumë media zgjodhën ekipin e turneut.
Por ndoshta 11-ja më e mirë e pritur me padurim ishte ajo zyrtare e përzgjedhur nga paneli teknik i UEFA-s dhe që sapo u publikua.
Në mënyrë të parashikueshme, 11-ta dominohet nga Spanja kampione, me Marc Cucurella, Rodri, Fábian Ruiz, Dani Olmo, Nico Williams dhe Lamine Yamal që të gjithë bëjnë pjesë.
Franca gjysmëfinaliste kishte dy përfaqësues (Mike Maignan dhe William Saliba), ndërsa çerekfinalistët Zvicra (Manuel Akanji) dhe Gjermania (Jamal Musiala) kishin nga një.
Finalistja, Anglia gjithashtu kishte një emër në 11-shen më të mirë. Ishte John Stones? Jude Bellingham? Cole Palmer? Jo, ishte Kyle Walker.
👕✨ Introducing the UEFA EURO 2024 Team of the Tournament, as selected by UEFA's Technical Observer panel.#EURO2024 pic.twitter.com/ITp3ipcWxF
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) July 16, 2024