Humbja kundër Italisë e ka mërzitur trajnerin Sylvinho. Tekniku i kuqezinjve u shpreh pas takimit se futbollistët luftuan deri në fund, por nuk arritën që të merrrnin rezultat pozitiv.
Vëmendja e lojtarëve tani është në përballjen e 19 qershorit kundër Kroacisë. Në grup mbizotëron ideja se ata ndaj ballkanasve mund të bëjnë mirë. Kapiteni Berat Gjimshiti, tha se kombëtarja ka mundësitë e saj ndaj Kroacisë.
Edhe autori i golit të kuqezinjve, Nedim Bajrami është optimist.
Sfida e radhës do të luhet në Hamburg të mërkurën. Kjo përballje, ashtu si edhe takimet e tjera të eventit do të transmetohen ekskluzivisht në TV Klan.
Klan News