Monedha e përbashkët evropiane u shkëmbye në nivelet më të ulëta të 3 (tri) javëve të fundit ndaj dollarit dhe u shkëmbye në nivelet më të ulëta të 4 (katër) muajve të fundit ndaj jeni japonez. Monedha euro shënoi një humbje të konsiderueshme prej gati 2 (dy) centësh ndaj dollarit amerikan të mërkurën, menjëherë pas komenteve të zyrtarëve të lartë të Bankës Qendrore Evropiane të cilët nuk përjashtuan mundësinë për një ulje të normave të interesit për euorzonën, nëse treguesit ekonomikë nuk do të vazhdojnë të tregojnë rritje. Ndërkohë stërlina angleze humbi terren, si ndaj dollarit amerikan, ashtu dhe ndaj euros, pas shqetsimeve të Bankës së Anglisë për forcimin e shpejtë të stërlinës. Sipas informacioneve të Bankës Italo-Shqiptare, në tregun tonë të brendshëm valutor monedha jonë kombëtare ka humbur terren sot ndaj dollarit amerikan, ndërkohë që leku ëshhtë vlerësuar ndaj euors. /tvklan.al