Spanja ka dhuruar një performancë fantastike në Euro2024. Gjithçka e nisur në Berlin më 15 Qershor kundër Kroacisë për të ulur sërish siparin në kryeqytetin gjerman më 14 Korrik në finalen e madhe të turneut.
Në mes, një rrugë e përsosur shoqëruar me rekorde. Spanja arriti në finalen e Europianit, duke fituar të gjithë ndeshjet e kompeticionit, askush më mirë se ta në historinë e 17 turneve kontinental. Skuadra e Luis de la Fuente shkruajnë historinë në Gjermani.
Gjashtë fitore radhazi të shoqëruara me gola të shumtë, 13. Rekordin në një Europian e mban Franca, e cila në 1984 ishte kampione me 14 realizime. Një gol, minimumi mund t’i mjaftojnë iberikëve për tu kurorëzuar kampion të Europës për herë të katërt dhe vendosur rekordin e shënimit të golave.
Nëse Spanja fiton finalen pa penallti, do të barazojë gjithashtu një rekord botëror, atë të vendosur nga skuadra braziliane në 2002 duke fituar shtatë ndeshje radhazi.
De la Fuente, i cili që në momentin e parë vlerësoi skuadrën e tij duke u siguruar që ata të ishin më të mirët. Asnjë titull i La Roja nuk u arrit duke eliminuar kaq shumë kampionë të botës. Italia, Gjermania dhe Franca janë dorëzuar ndaj tyre deri më tani dhe nuk duhet harruar edhe Kroacia, e treta në Botërorin e fundit.
Spanja u vendos në grupin e vdekjes atë B, së bashku me kombëtaren shqiptare, të cilën e mposhti 1-0. Ecuri që lidhet edhe me zbulimin e kompeticionit. Lamine Yamal.
Deri më tani 1 gol e 3 asiste për 16-vjeçarin, që është dhe lojtari më i ri që ka luajtur dhe ka shënuar në një Kampionat Europian. Dani Olmo është gjithashtu një rekordmen, lojtari i parë që shënon në tre ndeshje radhazi në një kampionat evropian. Një numër 10 që është gati për të vlerësuar maksimalisht Europianin e skuadrës spanjolle, që mbetet për tu përfunduar në Berlin, aty ku filloi gjithçka.
Klan News