Pasi arriti në mënyrë jo bindëse në këtë fazë të Europianit, Holanda tregoi se është kandidate e fortë për të ngritur lart trofeun në finalen e 14 Korrik.
“Tulipanët” mposhtën 3-0 Rumaninë me opinionin sportiv e jo vetëm që përgëzuan skuadrën për një performancë të jashtëzakonshme. Për herë të katërt në këtë vit kalendarik Holanda shënoi 3 gola, teksa mbajti të paprekur portën 8 herë në 11 ndeshjet e fundit ndërkombëtare.
Edhe rivali i kësaj mbrëmjeje në orën 21:00, Turqia po kalon një prej ecurive të saj më të mira. Vetëm një humbje në 4 takimet e fundit me Holandën, të cilën e la jashtë Europianit në vitin 2016.
Yjet e Montella do të tentojnë suksesin edhe pse do kenë mungesë të rëndësishme të Merih Demiral. Mbrojtësi i pezulluar me dy ndeshje parashikohet të rikthehet në fushë vetëm në finalen e madhe nëse Turqia thyen çdo kundërshtar që i del para.
Në takimet direkt, kjo do të jetë sfida numër 13 mes tyre, me bilancin që flet në favor të Tulipanëve me 6 fitore, 3 barazime e 3 humbje. Holandë-Turqi do keni mundësi ta përjetoni ekskluzivisht në Tv Klan dhe Klan Radio nga ora 21:00.
Klan News