Ndeshja Zvicër-Itali do të hapë raundin e të 16-ve të Euro 2024. Edhe në europianin e kaluar, të dyja kombëtaret u përballën, ku në fund festuan të kaltrit me rezultatin 3-0.
Italia në total ka 29 fitore ndaj helvetëve, me këta të fundit vetëm 8.
Edhe pse helvetët kanë humbur vetëm një herë në 13 sfidat e fundit në europian, ky dështim ishte pikërisht ndaj të kaltërve me rezultatin 3-0 në Euro 2020 e që kur fituan në një sfidë kualifikuese të botërorit 1993, ata nuk kanë gjetur fitoren në 11 përballje kundër Italisë në të gjitha kompeticionet
Por pavarësisht avantazhit historik, të kaltrit kanë ende të freskëta plagët nga dy barazimet ndaj Zvicrës, që në vazhdim u mohuan pjesëmarrjen në Katar 2022. Sfida e orës 18:00 që do të luhet në Berlin dhe do të transmetohet në Klan Plus.
Ndërsa Gjermania pret Danimarkën në orën 21 në “Iduna Park”. ‘Pancerat’ do të kërkojnë që të marrin hak për dështimin e 22 viteve më parë, kur skandinavët i mundën në finale dhe u shpallën kampionë të Europës.
Në përballjet mes tyre, gjermanët kanë fituar 15 herë, ndërsa danezët 8. Sfida do të transmetohet në TV Klan.
Klan News