Mbrojtësi holandez Micky van de Ven mendon se ndikimi i Premier League si te Holanda, ashtu edhe tek Anglia mund të sigurojë një lojë emocionuese në gjysmëfinalen e 10 Korrikut.
Shumica e lojtarëve të skuadrës angleze luajnë në kampionatin vendas, ndërsa nga ekipi holandez prej 26 lojtarësh, 7 janë pjesë e klubeve të Premeir League.
Lojtari i Totenhemit thotë se “Tre luanët” nuk duhen nënvlerësuar, pavarësisht kritikave.
Micky van de Ven, mbrojtësi i Holandës: Nëse shihni cilësinë e lojtarëve nga të dyja skuadrat, mendoj se niveli dhe ritmi i lojës do të jenë vërtet të lartë. Shpresojmë që të jemi ne që do të kemi më shumë topin se sa Anglia, kështu që të jenë ata që do të vrapojë, por unë pres një lojë me intensitet të lartë.
Kodi Gakpo, i cili luan te Liverpuli, tha se duke pasur parasysh cilësinë e lojtarëve tek Anglia, shpresonte për një lojë të bukur.
25-vjeçari u transferua në Premier Lige dy sezone më parë.
Në Euro 2024 ka bërë një paraqitje mjaft të mirë, duke shënuar tri gola e është në garë për titullin e golashënuesit më të mirë të turneut.
Cody Gakpo, sulmues i Holandës: Jam shumë i lumtur që u transferova te Liverpuli, pasi jam bërë si lojtar dhe si njeri më i mirë. Gjithmonë ka mbizotëruar besimi në grup se mund të shkonim larg. Përveç një ndeshjeje, ndjesia ka qenë gjithmonë e mire në europian. Shpresoj që gjithçka të sistemohet në ekip në ndeshjen e radhës dhe ne të bëjmë lojën më të mirë!
Sfida gjysmëfinale do të luhet në mbrëmjen e së mërkurës në “Iduna Park” dhe do të transmetohet në TV Klan.
Klan News