Eurodeputeti socialist Hanes Svoboda mendon se përpara aplikimit për statusin kandidat Shqipëria duhet të presë mesazhin pozitiv informal nga KE.

Hanes Svoboda: “Ekziston një shqetësim i vogël, kontaktet me qeveri të ndryshme dhe komisionin, sepse nëse aplikoni me herët seç duhet thotë ai do të zhgënjeheni. Ndaj duhet aplikuar në momentin kur pritet se ka sinjale pozitive për të nisur negociatat dhe se janë përmbushur kushtet e Stabilizim Asociimit.”

Arta Tozaj: “Reforma elektorale dhe dialogu politik mes pozitës dhe opozitës vlerësohen si dy pika kyçe që mund të ndikojnë pozitivisht për marrjen e statusit kandidat sipas eurodeputetit Svoboda.”

Hanes Svoboda: “Është i rëndësishëm një sistem zgjedhor korrekt. Ligji elektoral është sipas standardeve evropiane dhe vendi tregoi se një nga problemet e ngritura në mënyrë të përsëritur në parlamentin evropian kodi elektoral u krye. Së dyti dialogu mes opozitës dhe qeverisë për çështjet evropiane të jetë i qëndrueshëm dhe së treti lufta ndaj korrupsionit është bërë në mënyrë të njëtrajtshme dhe këto tre çështje përbëjnë progresin e shpejtë të Shqipërisë drejt BE.”

Anëtari i komisionit të jashtëm dhe nënkryetari i delegacionit europarlamentar për Europën Juglindor Hanes Svoboda  tregoi se grupi socialist është tashmë i kënaqur për sjelljen e PS në Tiranë.

Hanes Svoboda: “Kjo është ajo çfarë ne u kemi kërkuar që të jenë opozitë brenda vendit për konstruktiv pro evropian me qeverinë jashtë vendit.”/tvklan.al

Gazetare: Arta Tozaj