Erisa Zykaj: “EuroKlan këtë radhë ka kaluar nga kryeqyteti i Suedisë për të kuptuar më mirë rolin që ka luajture presidenca suedeze për të mbështetur aplikimin e Shqipërisë për kandidaturën e saj Evropiane”.

Ai që ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me diplomacinë suedeze, është ambasadori shqiptar në Suedi Ruhi Hado.

Ruhi Hado: “Suedia ka një vlerësim mjaft pozitiv për ecurinë e vendit tonë në rrugën e integrimit evropian. Ky 6 mujor ka qenë shumë i ngarkuar me probleme politike për Evropën në tërësi. Po të kemi parasysh krizën ekonomike globale, kemi parasysh zgjedhjet në Parlamentin Evropian, zgjedhjet në Gjermani, po dhe situatën e pa qartë që mbizotëronte deri para 1 muaji në lidhje me traktatin e Lisbonës. Të gjitha këto kanë bërë që në disa vende evropiane në agjendën e tyre ta s’postojnë zgjerimin si prioritet kryesor duke zëvendësu me ato prioritete që ata mendojnë se janë më të rëndësishëm për momentin. Pra kjo është, kjo ka patur vështirësi, kjo ka qenë një vështirësi që aplikimi jonë është vonuar ca. Si rezultat i zgjedhjeve të Gjermanisë kjo do të marri dhe disa javë kohë, parlamenti për herë të parë u mblodh në 27 tetor, në 9 nëntor bëhet Kancelaria Merkel paraqet programin para parlamentit dhe do të dojë kohë. Pra do të dojë edhe disa javë, por është plotësisht ekziston vullneti i të gjitha vendeve pjesëmarrëse, vullneti politik i të gjitha vendeve anëtare të BE-së që të mbyllet ky proces brenda presidencës suedeze”.

Një aspekt i mbështetjes së palës gjermane për Shqipërinë, reflektohet edhe në këtë artikull që EuroKlan ka përzgjedhur në shtypin Evropian.

Ish-ministri i brendshëm gjerman Otoshili, shprehet se përveçse me Kroacinë, procesi i zgjerimit duhet përshpejtuar edhe me vendet e tjera të Ballkanit.

Përveç kësaj Otoshili konsideron se heqja e vizave duhet të bëhet edhe me qytetarët e Shqipërisë, Bosnjës dhe Kosovës sapo këto vende të plotësojnë kushtet.

Erisa Zykaj: “Komisioni i punëve të jashtme të PE-së i bën një apel opozitës shqiptare që të rikthehet në parlament. Kjo pasi parlamenti Evropian konsideron se opozita shqiptare duhet të luaj rolin e saj në parlament dhe jo në rrugë me ndërhyrjen e eurodeputetes Doris Pack, ky amendament do të përfshihet në raportin e PE-së për Shqipërinë”.

Doris Pack: “Kemi një situatë në Shqipëri ku opozita në vend që të shprehet në parlament, shprehet në rrugë. Jam e kënaqur që një parti e vogël socialiste e ish opozitës arriti të jetë pjesë e koalicionit qeveritar, pasi kjo tregon pjekuri politike për vendin. Por opozita në Shqipëri nuk duhet të luaj rolin e saj në rrugë por në parlament”.

Temë tjetër e diskutimit në këtë komision parlamentar, ka qenë dhe procesi i negociatave me Kroacinë që pritet të mbarojë në gjysmën e vitit 2010.

Vladimir Drobnjak: “Ne mirëpresim veçanërisht konsiderimin e KE-së sipas të cilit Kroacia mund të mbyll negociatat e anëtarësimit në 2010”.

Serbia nga ana e saj ka shprehur vullnetin për të dorëzuar aplikimin për statusin e kandidatit para vitit të ardhshëm”…/tvklan.al