Erisa Zykaj: “Deputetë të Parlamentit Evropian konsiderojnë së Shqipëria ka avancuar dukshëm në procesin e integrimit në BE. Por ka një bemol të vogël, opozita shqiptare nuk është e pranishme në parlamentin shqiptar. Kjo nuk ka të bëjë thjesht me çështjet politike, por eurodeputetët thonë se mungesa e opozitës në parlament është pengesë edhe për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët shqiptar.”

Gabriele Albertini: “Ne patëm mundësinë për të folur për rrugën që po merr Shqipëria drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke konsideruar aspektet problematike dhe progresin që është bërë  për të arritur deri aty. Kemi vlerësuar pozitivisht zgjedhjet, edhe pse ka kundërshtime nga njëra palë dhe lindin disa pyetje. Ministri ka konfirmuar që gjithçka ka qenë e rregullt dhe ajo që ka ndodhur më vonë është si rrjedhim i konflikteve personale të opozitës.”

Doris Pack: “Ne jemi të kënaqur, pasi mund të themi që gjërat po shkojnë mirë . Kemi një problem, që opozita nuk është duke luajtur rolin e duhur. Unë mund përsëris sërish apelin për socialistët, që të kryejnë detyrën e tyre pasi votuesit që i kanë zgjedhur, i kanë zgjedhur për të punuar në Parlament. Ata nuk duhet të dëgjojnë dikë që nuk është anëtar i Parlamentit, që nuk është zgjedhur dhe që po luan lojën e tij personale, zoti Rama po luan lojë personale, në vend që të përkujdeset për zgjedhjet në Shqipëri. Zgjedhjet kanë qenë korrekte, ne jemi njohur me raportin e ODHIR dhe mendoj, se zoti Rama nuk mund të ketë më shumë njohuri në këtë aspekt. Unë mendoj, se ai duhet të ndalojë, pasi ai e bën për motive egoiste, dhe kjo nuk është korrekte. Njerëzit nuk e meritojnë këtë qëndrim të opozitës. Në një demokraci, ne na nevojitet një qeveri që funksionon dhe një opozitë që funksionon dhe kjo mund të ndodhë jo vetëm kur qeveria luan rolin e saj në parlament, por edhe kur opozita e bën një gjë të tillë. Ka shumë vendime të rëndësishme që duhet të votohen në parlament si për shembull liberalizimi i vizave dhe për këtë duhet që opozita të votojë në favor. Nëse ata nuk duan që të ndihmojnë qytetarët shqiptarë për heqjen e vizave, atëherë ata duhet ti thonë, ju lutem, ne ju kemi votuar, kështu që shkoni e punoni.”

Ilir Meta: “Natyrisht që është diçka e cila nuk është aspak do thosha në përgjegjësinë dhe identitetin e një opozite e cila ka në program integrimin evropian të vendit sepse nuk është bojkoti rruga që ndihmon këtë proces, është angazhimi në institucione dhe ne shpresojmë që ata të reflektojnë dhe me maturi të përmbushin të gjitha detyrimet e tyre. Ne nga ana jonë jemi të hapur gjithmonë.”/tvklan.al