Shqipëria do të mirëpresë për herë të parë Europianin U-17, kompeticion që nis në muajin Maj të këtij viti.
Eventi do të organizohet në bashkëpunim mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe UEFA-s. Një nga katër stadiumet e përzgjedhura për ndeshjes, është ai i Rrogozhinës “Egnatia Arena”.
Gjatë muajve të fundit, është punua për të siguruar që gjithçka të jetë gati, kryesisht për infrastrukturën sportive.






Investimet e FSHF përfshijnë; instalimin e një sistemi modern ndriçimi, pajisjen me ekran led perimetral, punime në tribuna dhe vendosjen e stolave të rinj dhe përmirësime të tjera të infrastrukturës së stadiumit.
Stadiumi pritet të plotësojë të gjitha standardet e UEFA-s, duke u bërë gati për të mirëpritur ndeshjet e kampionatit. Finalet e Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025” do të zhvillohen nga 19 Maji deri më 1 Qershor 2025, ndërsa stadiumet e përzgjedhur janë: “Air Albania”, “Elbasan Arena”, “Niko Dovana” dhe “Egnatia Arena”. /tvklan.al