Alban Dano, njëri prej të njohurve të bandës së drogës së Rrugës së Durrësit nuk është vrarë në kushtet e tronditjes së thellë psiqike të çastit. Ka në qenë këto gjykimet e trupit gjykues në Durrës ndaj procesit të të akuzuarit si ekzekutor të tij, Vladimir Shyti. Ky i fundit e ka pranuar akuzën për vrasje marsin e kaluar në plazhin e Durrësit dhe ka kërkuar gjykim të shkurtuar dhe për rrjedhojë uljen e masës së dënimit.
Avokatët e tij kanë siguruar një raport mjeko-ligjor që e nxjerr atë me çrregullime psiqike. Dokument ky që rrezikon për një ulje të ndjeshme të masës së dënimit pasi merret si një rrethanë lehtësuese. Por, Gjykata e Faktit në Durrës ka kërkuar kryerjen e një akti të ri ekspertize mjeko-ligjore, këtë radhë nga byroja e ekspertimit në Ministrinë e Rendit në Tiranë. Do të jetë pikërisht ky akt që pritet të hedhë dritë të plotë mbi kushtet në të cilat i akuzuari Shyti ka kryer vrasjen e Alban Danit./tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego