Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Fakulteti i Shkencave Pyjore në Universitetin Bujqësor të Kamzës, ka festuar 45-vjetorin e krijimit të tij. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, ishin të ftuar përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe asaj të Mjedisit, si dhe të gjithë ish-studentët dhe pedagogët e këtij fakulteti.
I hapur në vitin 1959, ky fakultet ka përjetuar një periudhë mjaftë të trazuar me progrese të dhimbshme, që e kanë çuar deri në shkatërrimin tërësor. Megjithatë vitet e fundit ai ka rilindur duke u afirmuar si një qendër unikale dhe një qendër e krijimit dhe eksperimentimit shkencor në fushën e pylltarisë./tvklan.al
Gazetare: Elja Zotka