Enkelejda ka zgjedhur rubrikën “Ka një mesazh për ty” në Tv Klan për t’i bërë një surprizë babait të saj.
Ajo rrëfeu në program punën e lodhshme të babit të saj dhe vështirësitë që ka kaluar për të rritur dhe shkolluar 4 fëmijët. Pëllumbi është tregëtar dhe si pasojë e punës së shumtë, sot ka probleme me krahun.
Enkelejda është shumë mirënjohëse babait të saj për gjithçka që ai ka bërë për familjen dhe ka ardhur posaçërisht nga Gjermania për t’i dhuruar atij një dhuratë të veçantë.
Ardit Gjebrea: Më thuaj disa detaje për babin, duart e tij.
Enkelejda: Babi im është tregëtar. Duke qenë se është tregëtar dhe jeton në fshat, do çosh perime, fruta për të shitur. Tregëtarët e porositnin që na sill vezë të freskëta nga fshati. Sa herë që e mbushte arkën me perime, merrte se s’bën një shportë me vezë, por ajo shporta kishte 100, 200 kokrra vezë.
Ardit Gjebrea: Kaq shumë?
Enkelejda: Po! Dhe ti mbash këto vezë me një dorë, jo për një herë, për disa vjet sigurisht që do të dhemb diçka. Edhe sot e kësaj dite, babit i dhemb krahu.
Ardit Gjebrea: Nga shporta me vezë që ka mbajtur?
Enkelejda: Po! Falë kësaj shporte me vezë, unë kam ikur në Gjermani dhe jam shumë e lumtur që kam arritur këtu ku jam.
Ardit Gjebrea: Ai krahu i babit që dhemb?
Enkelejda: Po pikërisht, babin e falenderoj shumë për krahun, nuk dua që t’i dhembi unë do kujdesem shumë për të. Pikërisht tek ajo dora, unë babit dua t’i vendos këtë unazën.(Qan)
Ardit Gjebrea: Është ora për të qarë tani!/tvklan.al