Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Në familjen e Pjetër Lleshit, babait të Paulin Lleshit, njërit prej klandestinëve të mbijetuar nga tragjedia e fundit, ankthi dhe tmerri tashmë është kthyer në festë.

Sapo kanë mësuar që djali i tyre është gjallë në spitalin e Vlorës, edhe miq, dashamirës e të njohur nxitojnë të urojnë prindërit e Paulinit që ndodhet në Vaun e Dejës, por që nga ora 12 e së premtes dhe deri sa kanë mësuar lajmin e mirë ankthi dhe frika ka shoqëruar çdo minutë të jetës së tyre. Babai i Paulinit tregon, se përse djali i tij e ndërmori këtë aventurë.

Pjetri:- “Ka qenë më parë nja dy vjet e gjysmë. Ka paguar paratë për të marrë letrat, s’ia kanë dhënë, e ka kapur policia e ka sjellë këtu, ka ndenjur nja katër muaj këtu, pastaj është nisur prapë se ka gruan atje me fëmijë dhe i ndodhi kjo”.

Në ankth ka qenë edhe pjesa tjetër e familjes së Paulinit, e cila megjithëse jeton në Itali, kishte mësuar për aventurën e Paulinit dhe priste nga momenti në moment kryefamiljarin./tvklan.al