Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Kufoma e gruas së vetëvarur një ditë më parë në spitalin e burgut të Tiranës është marrë sot nga të afërmit e saj, që jetojnë në fshatin Fan të Mirditës. Mjekët e morgut, aty ku u transportua menjëherë pas vetëvrasjes 42-vjeçarja P. N. konfirmuan se në orët e mëngjesit, familjarët e viktimës ishin paraqitur për të marrë trupin.

Viktima e cila ishte braktisur nga të afërmit për shkak të krimit të rëndë që kishte kryer, vrasjen e të vjehrrit me sëpatë, si dhe plagosjen e të shoqit, kishte pak kohë që kurohej në spitalin e burgut. Ajo ndodhej në depresion të thellë dhe ekspertiza përfundimtare e mjekësisë ligjore ka konkluduar se ishte një vetëvrasje e pastër, në kushte të rënduara psikike.

42-vjeçarja u gjend e vetëvarur me çarçaf në dritaren e dhomës së spitalit./tvklan.al