Në programin “Rudina” në TV Klan këtë pasdite ishin dy prezantuese dhe shoqe shumë të mira, Fatma Haxhialiu dhe Aulona Musta. Ato janë vetëkarantinuar në shtëpi sëbashku me familjet e tyre dhe treguan sesi janë duke i kaluar këto ditë.
Fatma shprehet se gratë që rrinë në shtëpi absolutisht duhet të marrin një rrogë sepse është puna më e vështirë në botë, ndërsa Aulonës po i pëlqen së tepërmi të qëndrojnë në shtëpi.
Rudina Magjistari: A po e shijoni karantinën me familjen në shtëpi?
Fatma Haxhialiu: Shumë, po lodhem shumë, por po e shijoj shumë. Përforcoj edhe njëherë atë që kam thënë, që gratë që rrinë në shtëpi absolutisht duhet të marrin një rrogë sepse është puna më e vështirë në botë.
Aulona Musta: Tani po më tremb ideja si do i rikthehem jetës sepse po më shijon shumë të rri në shtëpi. Të rri në shtëpi, por edhe të punoj në të njëjtën kohë në shtëpi./tvklan.al