Shqiptarët e Maqedonisë synojnë të marrin drejtimin e këtij shteti duke propozuar në zgjedhje presidenciale kandidaturën e tyre për President Muharrem Nexhipin. Ky objektiv është deklaruar në takimet e drejtuesve të opozitës shqiptare Fatmir Mediu, Genc Pollo, Leonard Demi me krerët e shqiptarëve të Maqedonisë, Arber Xhaferri e Abdurrahman Haliti në Tetovë. Pas zgjidhjes së statusit juridiko-politik të shqiptarëve, Maqedonia nuk do të ketë qetësi u shpresën Xhaferri dhe Haliti.

Arber Xhaferri: Shqiptarët do të jenë ata, ai faktor përcaktues se cili nga kandidatët e tjerë mund të jetë President i Shtetit Maqedonas. Ky është një sinjal shumë i fuqishëm se shqiptarët kanë pozitë shumë të rëndësishme në shtet dhe ata mund të vendosin për kahe të ndryshme të zhvillimit të ardhshëm të Maqedonisë.

Mediu, Pollo, Demi e përfaqësues të Diasporës kanë vizituar më pas Universitetin e Tetovës. Amerikano-shqiptari Nazar Mehmeti ka dhënë 100 mijë dollarë për rikonstruksionin e këtij Universiteti. Në këto vite në universitetin e Tetovës edhe pse nën kërcënimet e vazhdueshme maqedonase janë diplomuar në gjuhën shqipe qindra studentë shqiptarë./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame